Tech

Harruan çantën me 40 mijë dollarë në aeroportin e Tiranës, personeli ia kthen të zotit

Një gjest i bukur ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ditën e sotme.

Disa pasagjerë shqiptarë nga Mali i Zi, kanë harruar në aeroport një çantë me 40.000 dollarë brenda. Pasi kanë mbërritur në Tuz, kanë vënë re që çantën nuk e kishte me vete.

Megjithatë, ata kanë arritur ta marrin pasi personeli i aeroportit ishte kujdesur që askush të mos e merrte, duke ua rikthyer pronarëve.

“Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar. Çanta u muar nga i Zoti. Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë!,”-shkruan shqiptari nga Tuzi.

/a.r

#Harruan #çantën #mijë #dollarë #në #aeroportin #Tiranës #personeli #kthen #të #zotit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button