Aktualitet

Ndodh dhe kjo! Zbulohet parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, tre në pranga, nën hetim dhe komandanti (Detajet)

Siç duket kthimit të tyre në parcela kanabisi nuk i kanë shpëtuar as repartet ushtarake. Një rast i tillë është zbuluar në një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, që çoi në arrestimin e ka tre ushtarakëve, ndërsa nën hetim janë vënë 4 persona, mes tyre komandanti i repartit.

Ndërkohë, mësohet se në këtë repart u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti. BW

#Ndodh #dhe #kjo #Zbulohet #parcelë #kanabis #në #repartin #ushtarak #të #Zall #Herrit #tre #në #pranga #nën #hetim #dhe #komandanti #Detajet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button