Tech

Emiri i Katarit zgjedh Shqipërinë për të pushuar me familjen, mbërrin me avion dhe zhvendoset në jaht

Shqipëria është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve nga e gjithë bota. E së fundmi, listës së adhuruesve të rivierës shqiptare i është bashkuar edhe familja e Emirit të Katarit,  Tamim bin Hamad Al Thani.

Mediat raportojnë se Emirit të Katarit janë duke kaluar pushimet në një jaht luksoz të mbërritur në bregdetin shqiptar.

Familjarët e Emirit te Katarit, do të bëjnë një vizitë përgjatë bregdetit shqiptar. Jahti ende nuk dihet sesa do të qëndrojë dhe se cilat pika do të vizitojë gjatë qëndrimit në ujërat shqiptare.

Ndërkohë nga fotot shihet se ata kanë mbërritur në vend me avionin privat që ndodhet i parkuar në Rinas.

Kujtojmë që së fundmi personazhe të njohur në botë kanë vizituar vendin tonë, mes të cilëve dy vajzat e presidentit Trump, si dhe miliarderi kinez Jack Ma.

 

#Emiri #Katarit #zgjedh #Shqipërinë #për #të #pushuar #familjen #mbërrin #avion #dhe #zhvendoset #në #jaht

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button