Tech

Tjetër dënim për Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse akuzohet për ekstremizëm

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny ka marrë edhe një tjetër dënim duke qenë brenda në qeli. Politikanit iu shtuan edhe 19 vite shtesë burgimit të tij këtë të premte për një çështje penale për të cilën ai dhe mbështetësit e tij thanë se ishte e sajuar për ta mbajtur atë pas hekurave dhe jashtë politikës edhe më gjatë.

47-vjeçari është një kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin dhe tashmë po vuan një dënime prej 11 vitesh e gjysmë i akuzuar për mashtrim dhe akuza të tjera që ai vetë thotë se janë gjithashtu false.

Lëvizja e tij politike është nxjerrë jashtë ligjit dhe është shpallur “ekstremiste”. Këtë herë ishte një gjykatë në Melekhovo, rreth 235 km në lindje të Moskës ku ai po vuan dënimet e tij që shpalli vendimin.

Tashmë ai akuzohet se është përfshirë në nxitjen dhe financimin e veprimtarive ekstremiste dhe krijimin e një organizate ekstremiste të tillë. Prokurorët kishin kërkuar 20 vjet burg.

Që nga burgimi i tij në vitin 2021, Navalny ka zhvilluar një sërë grevash urie. Ai mbahet në izolim dhe nuk i lejohet të komunikojë me të burgosur të tjerë dhe botën jashtë duke marrë shumë pak të vizitorë.

Navalny pritet të përballet me akuza të tjera pasi po hetohet për terrorizëm. Në vitin 2020, ai u helmua në Siberi nga ajo që laboratorët perëndimorë më vonë konfirmuan se ishte një agjent nervor.

 

 

 

#Tjetër #dënim #për #Alexei #Navalny #lideri #opozitës #ruse #akuzohet #për #ekstremizëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button