Aktualitet
Aksident në Berat, humb jetën këmbësori

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit.
“Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. /
#Aksident #në #Berat #humb #jetën #këmbësori
Lapsi