Aktualitet
LAJM I FUNDIT/ Një turist nga Kosova plagoset me thikë në Shëngjin

Një turist nga Kosova është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Kunes në Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 pranë një picerie. Nuk dihet identiteti i të plagosurit.
I plagosuri është nisur drejt spitalit. Raportohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia nuk ka dhene ende zyrtarisht detaje.
Lajm në përditësim…
#LAJM #FUNDIT #Një #turist #nga #Kosova #plagoset #thikë #në #Shëngjin
Lapsi