AktualitetDurresi Sot

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtimi”

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtimi”, sekuestrohen 34 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, falë inteligjencës informative.Tentoi të fuste në vendin tonë, 34 000 euro që ua kishte ndarë pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.Shkon 6 numri i tentativave të goditura gjatë muajve të fundit, për të futur ilegalisht në vendin tonë, shuma të mëdha parash.Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtimi”, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin (furgon) e linjës “Bari-Durrës”, me drejtues shtetasin J. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 000 euro të cilat shtetasi J. Z. ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button