Sport
Gushti sjell pushues të tjerë, fluks hyrjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Muaji gusht shënon rritje të numrit të personave që hyjnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitare tokësore me Greqinë dhe Maqedoninë e veriut.
Vetëm 2 ditët e para të gushtit nga PKK Kapshticë kanë hyrë 7570 shtetas drejt vendit tonë, ndërsa ky numër paraqitet më i lartë në PKK Qafë Thanë, 12 073 shtetas.
Nga sa vihet re është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar përgjatë muajit gusht. Pritet që numri të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme.
/a.r
#Gushti #sjell #pushues #të #tjerë #fluks #hyrjesh #në #Kapshticë #dhe #Qafë #Thanë