Aktualitet

U kap me 50 gram heroinë, Singapori var të burgosurin e 5 të arrestuar për drogë në 2023

Një 39-vjeçar i dënuar për trafik heroine u ekzekutua me varje nga autoritetet në Singapor, duke u bërë i burgosuri i pestë i arrestuar për drogë që i nënshtrohet një vendimi të tillë në qytetin-shtet nga fillimi i këtij viti.

Agjencia antidrogë sqaroi se Mohammed Saleh Abdul Latif u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019, pasi akuzohej se posedonte afërsisht 55 gram heroine dhe kishte për qëllim shitjen e saj në doza.

Sipas dokumenteve, shoferi i dërgesës, i cili u arrestua në vitin 2016, dëshmoi se besonte se po kontrabandonte cigare për llogari të një shoku, të cilit i kishte borxh.

Ai është i dënuari i gjashtëmbëdhjetë i varur që kur autoritetet në Singapor rifilluan ekzekutimet në mars 2022 pas një pauze dyvjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit.

Më 28 korrik, autoritetet e Singaporit ekzekutuan një grua 45-vjeçare që ishte dënuar pasi tentoi të trafikonte 30,72 gram heroinë, dyfishi i sasisë maksimale të dënueshme sipas ligjit të Singaporit.

Ndërsa, dy ditë më parë, një 57-vjeçar u var pasi trafikoi rreth 50 gramë të së njëjtës lëndë.

Këto ekzekutime janë kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara , të cilat i kanë bërë thirrje Singaporit të zbatojë një moratorium mbi ekzekutimet ose të heqë dënimin me vdekje.

/a.r

#kap #gram #heroinë #Singapori #var #të #burgosurin #të #arrestuar #për #drogë #në

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button