Aktualitet

Pse sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i djeg Rilindjes

Lajmi se SPAK ka sekuestruarar inceneratorin e Tiranës e ka tronditur fort qeverinë. Tashmë propaganda se dikush ka ngrënë kumbllua dhe mollë pas kurrizit të shefit nuk ka më kuptim, kur dihet se Rama e mbështeti djegësin e kryeqytetit edhe pasi pronarët e tij të njohur ishin shpallur në kërkim. Por, ky lajm surprizë i kësaj vere, nuk ka vlerë vetëm se i kurseu taksapaguesve shqiptarë 15 milionë euro në vit (me një marzh fitimi zyrtar 35 %) që ata i paguanin Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Nuk ka vlerë as se e zhveshi pushtetin nga paratë që i ktheheshin për të financuar mediat pranë tij dhe për të kuftuar kundërshtarët. Mbi të gjitha vlera e tij është politike sepse ai vërtetoi se inceneratori i Tiranës është një grabitje me qëllim e plitotuar nga lart. Dhe ka së paku tre argumenta që e vërtetojnë këtë.

Lexo me tej:

SPAK “gjen” pronarët e inceneratorit të Tiranës. Vendos sekuestron. Veliaj në telashe 

Argumenti i parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit që vazhdoi ti paguajë Mërtirin dhe Zoton edhe 18 muaj pasi ata u shpallën në kërkim.


Argumenti i dytë lidhet me bonusin prej 8 pikësh që i dha qeveria Rama një kompanie të pa regjistruar dhe që e bëri këtë vetëm 9 muaj pasi e kishte marë këtë privilegj.

Argumenti i tretë ka të bëjë me implikimin e Veliajt që ka firmosur personalisht për të marë përsipër kostot duke anashkaluar këshillin bashkiak.  Pikërisht për këto arsye sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës u pengua kaq shumë ndonëse  vazhdimi i pagesave për pronarët e tij në kërkim i afrohej 100 milionë eurove. Le ti marrim me radhë këto argumenta…

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen   Videos në Facebook 

1)Qeveria vazhdoi të paguante edhe për një vit e gjysëm personat e shpallkur në kërkim

Argumenti i parë ka të bëjë me paratë e humbura nga buxheti i shtetit. Po të hapim arkivat do të shohim se arrestimet e lefter Kokës, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos janë ekzekutuar në dhjetor 2021. Pra, deri më tani kanë kalur afro 18 muaj. më shumë se 5 40 ditë. Dhe gjatë gjithë kësaj periudhe buxheti i shtetit ka vijuar të paguajë me 80 mijë euro në ditë kompaninë e që dyshohej se kishte bërë korrupsion edhe me inceneratorin e Elbasanit edhe atë të Fierit. Me kokfortësi edhe qeveria edhe bashkia e Tiranës vazhdonin e paguanin me justifikimin se nuk kishin prova që ishin të njëjtët pronarë. Më në fund Gjykata e posaçme e sekuestaroi me kërkesë të SPAK edhe inceneratorin e Tiranës me prova të mjaftushme se është pronë e Zotos dhe Mërtirit. Pra vendimi i sotëm përpos vlerës juridike ka dhe vlerë politike. Ai tregon se kush ka pasur të drejtë këtë një vit e gjysëm…ata që kërkonin ndërprerjen e milonave apo ata që vazhdonin të paguanin bashkëfajtorët e aratisur. Edhe për këtë arsye propagandistike qeveria nuk e donte këtë disfatë rrënuese për imazhin e saj.  

2)Bonusi që implikon direkt Ramën 

Argumenti i dytë se pse Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është i rëndësishëm qëndron në faktin se ai implikon drejtpërdrejt qeverinë Rama. Pa marë parasysh lidhjet okulte dhe proceduarat shkel e shko që favorizuan bosët e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, pa përmendur edhe njëherë faktin se qeveria drejtohej nga kompjuteri i Klodian zotos, ku shkruheshin vendimet e saj, ka një fakt edhe më të rëndë. Qeveria Rama i ka dhënë një bonus prej 8 pikësh kompanisë së Zotos dhë Mërtirit, ndërkohë që ajo nuk qe regjistruar ende. Në dosjen e SPAK për Arrestimin e Arben Ahmetajt shkruhet shprehimisht: “Në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqëria Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Pra mjafton dhe ky fakt i thjeshtë që të kuptohet se lidhja e shkurtër për të ndarë paratë ishte bërë me kohë, gjithçka ishte e paravendosur.

Dhe ështe e kotë të pretendohet se njërëz poshtë kryeministrit kanë ngrënë dardha dhe mollë pas shpinës së tij. SPAK ka gjetur një letër të ku ministrija e shtetit, Ermonela Felaj, e kundërshton këtë bonus me argumentin se kompania nuk ekziston. “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, shkruajti Felaj në përgjigjen e saj për ministrin e mjedisit Lefter Koka.

Andi Bushati: A po del SPAK nga kontrolli i Ramës 

Pra, antarja e kabinetit që qëndronte në paradhomën e Ramës e ka ditur manipulimin. Por kjo nuk e pengoi kryeministrin që të miratonte bonusin prej 8 pikësh, ndonëse kompania do regjistrohej pas plot 9 muajsh ne 30 gusht 201. Pra të gjithë e dinin se çpo bënin pavarësisht nga alibitë që nxjerrin sot. Në dosjen SPAK për Arben Ahmetajn ka një konkluzion të fortë për këtë pikë. Aty thuhet: “Konstatohet se ai (Ahmetaj, shënim i ) nuk ka penguar vijimin e mëtejshëm të procedurës, pasur parasysh faktin se shoqëria për të cilin kërkohej bonusi nuk ekzistonte sipas legjislacionit shqiptar”. Po kjo logjikë e përdorur për ish ministrin e Financave a është e vlefshme edhe për shefin e tij? 

3)Veliaj në mënyrë të jashtë ligjshme mori përsipër financimin

Argumenti i tretë se pse çështja e inceneratorit të Tiranës nuk duhej të hapej ka të bëjë me implikimin e Veliajt. Ministria e financave e kishte kundërshtuar inceneratorin e Tiranës si jo të përballueshëm për buxhetin e shtetit. Me një sërë letrash Arben Ahmetaj i është drejtuar kryeshisht homologut të tij të Mjedisit, Lefter Koka, se bashkitë e qarkut Tiranë duhet të merrnin përsipër kostot e ndërtimit. Në një letër të ciltuar nga dosje e SPAK thuhet: “Duke qenë se në studimin e fizibilitetit shpreheni se Qarku i Tiranës është financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit, kërkojmë nga ana juaj marrjen e miratimit me shkrim nga ky qark”.  Nuk dihet se për ç’arsye Veliaj nxitoi të thoshte “PO”. Ai vendosi personalisht të firmosë për të marë përsipër kostot dhe këtë e ka bërë me një shkresë të marsit 2017 ku anashkalon Këshillin Bashkiak, të cilit i takon me ligj kjo vendimmarrje.

Dokumenti me te cilin Veliaj futi Bashkine e Tiranes ne kontraten qe i kushton 91 milion euro

Pra Veliaj e mori angazhimin financiar personalisht në mars. Ndonëse ai më vonë,- edhe në komisionin hetimor parlamentar-, pretendoi se e ka miratuar buxhetin në këshillin bashkiak, në Shtator 2017, kjo nuk ka asnjë vlerë. Sepse në muajin gusht koncesioni ishte dhënë dhe skema Zoto-Mërtiri kishte filluar punë.  

Në njoftimin e sekuestrimit thuhej se SPAK e dyshon këtë  vepër”për korrupsion të të zgjedhurve vendorë”.

©

#Pse #sekuestrimi #inceneratorit #të #Tiranës #djeg #Rilindjes

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button