Aktualitet

Kredi pa interes për policët, mjekët dhe ushtarakët! Në 2023 përfitojnë 300 punonjës, ja kriteret

300 punonjës të administratës publike, përfshirë mjekë, policë dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura, do të kenë mundësi që përgjatë vitit 2023, të përfitojnë kredi të butë me zero interes.

Përfituesit e kredisë me interes zero:

100 Mjekë

100 Policë

100 Ushtarakë të FA

Ligji i propozuar nga ministria e financave dhe i miratuar në Kuvend tashmë është botuar në fletoren zyrtare, ku janë përcaktuar edhe kriteret e përfitimit.

Kriteret e përfitimit:

Nuk disponojnë banesë në pronësi

Banojnë në banesa në rrezik shembjeje

Të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore

Banojnë në banesa të mbipopulluara

Kanë humbur banesën e tyre nga një vendimi

Të kenë pagën më të ulët sipas vendimit të KM

Jo më pak se dy vite të punësuar në administratë

Përfshirja e administratës në programin e kreditimit të lehtësuar, sipas ministres vjen si nevojë për të parandaluar largimin e shtresës së mesme nga vendi.

Ligji përcakton ndryshime edhe në nivelin e të ardhurave që duhet të ketë aplikanti për të përfituar nga programi i banesave me kosto të ulët, duke bërë referencë me çmimet e banesave në treg. Për këtë treg banesash, familjet përfituese, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135 000 Lekë.

/a.r

#Kredi #interes #për #policët #mjekët #dhe #ushtarakët #Në #përfitojnë #punonjës #kriteret

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button