Aktualitet

Tiranë/ Nën efektin e lëndëve narkotike në timon, vihet në pranga një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë mësohet se ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky 29-vjeçari po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Ndërkohë ka shkuar në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

#Tiranë #Nën #efektin #lëndëve #narkotike #në #timon #vihet #në #pranga #një #29vjeçar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button