Tech

U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit

Sali Berisha mblodhi në selinë e zaptuar, kryesinë e Rithemelimit, për të diskutuar me të besuarit e tij, rreth muaj pas humbjes, rezultatin më negativ në historinë e opozitës. Por ndonëse, ajo që Sali Berisha e quan “analizë” duhet të kishte hyrë në një fazë të dytë, atë të reflektimit për problemet e brendshme, kjo gjë nuk po ndodh.

Si para kamerave, ashtu edhe brenda mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i Rithemelimit vijon të besojë, ose të paktën të artikulojë, se humbja e thellë vjen për shkak të manovrave elektorale të kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama është një kalbësirë që vjedh çdo garë, që nuk fiton asnjë garë, dhe kjo është e vërteta. Edi Rama fiton cdo garë sepse ne nuk kemi arritur t’i tregojmë vendin atij, por ai është një kalbësirë krimi, është një monument i shëmtuar krimi dhe korrupsioni, i pashoq në Europë dhe kudo. Një hajdut i rrethuar nga kriminelë dhe banditë, një antidemokrat që ndërmerr cdo veprim ndaj opozitës. Një njeri që paguan me miliona e miliona për mbështje, deklarata, lobime, etj” tha Berisha.

Tashmë në krye të PD zyrtare, akuzën e vjetër nuk e ka harruar as për Lulzim Bashën.

“Për Lul Bravën dhe Alibashën vetëm ndonjë socialist mund të votonte” tha Berisha.

Me humbjen e zgjedhjeve, Sali Berisha ka ndryshuar edhe mendje për rrugën e rrëzimit të Edi Ramës. Nëse më parë deklaronte se protestat janë motivim, por Rama do rrëzohet me votë, kreu i Rithemelimit kërkon të provojë të kundërtën.

“Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjimet që në një mënyrë ose një tjetër kanë respektuar në një shkallë të caktuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar si të tilla në përmbysjen e narkoshteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor: për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe pastaj, sigurisht gara elektorale. Fronti opozitar është vendimtar për organizmin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe natyrisht pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë” tha Berisha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se brenda mbledhjes së kryesisë, të thirrur për humbjen e thellë të 14 majit, Sali Berisha ka shmangur edhe vendimin për votë-besimin e tij, duke mos vendosur asnjë datë për thirrjen e organeve të larta të saj, si Këshilli apo Kuvendi Kombëtar e duke rrezikuar kështu shkeljen e nenit të statutit që e vendosi me bujë në Kuvendin e 11 dhjetorit, se nëse humb zgjedhjet lokale kryetari duhet të kalojë në votëbesimin e demokratëve dhe nëse humb të përgjithshmet, duhet të largohet./m.j

#betua #dorën #në.. #Berisha #mbledh #kryesinë #shmang #votëbesimin #tij #për #humbjen #Ska #datë #për #respektimin #statutit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button