Shëndeti
Vinçi u rrëzua mbi punëtorët, humbin jetën 14 persona

Një ngjarje e rëndë ka në Indi ku një vinç është rrëzuar gjatë ndërtimit të një autostrade në shtetin indian qendror-perëndimor të Maharashtra duke shkaktuar vdekjen e 14 personave.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen Thane.
Policia dhe zjarrfikësit janë ende të angazhuar në operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet, duke thënë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Autostrada e shpejtë në ndërtim është Samruddhi Mahamarg, 701 km e gjatë dhe që lidh Mumbain me qytetin e Nagpurit përmes dhjetëra rretheve.
/a.r
#Vinçi #rrëzua #mbi #punëtorët #humbin #jetën #persona