Aktualitet

Video/ Andrè Onana shpërthen kundër Maguire: reagimi i portierit çmend tifozët e United

Andrè Onana

Andrè Onana po bëhet gjithnjë e më shumë idhulli i tifozëve të Manchester United. Veçanërisht pasi i bërtiti Maguire në humbjen e Red Devils në miqësoren kundër Borussia Dortmund. Andrè Onana është futur tashmë plotësisht në zemrat e tifozëve të Manchester United. Ish-portieri i Inter, i cili mbërriti në Mançester pas një negociate shumë të gjatë, po bën për vete tifozët e rinj me pritjet dhe personalitetin e tij.

E pas miqësores së mbrëmjes së djeshme mes United dhe Borussia Dortmund, dashuria e tifozëve për portierin e ri është rritur në mënyrë dramatike. Në të vërtetë Onana, i cili hyri në lojë vetëm në fillim të pjesës së dytë. Kamerunasi u bë gjithësesi protagonist për përplasjen e ashpër me Maguire, pas një gabim të mbrojtësit që gati përfundoi me gol.

Lexo më tej: Video/ Onana debuton me United: një pasiguri që frikësoi anglezët, pastaj dy pritje të mëdha


Në fakt, mbrojtësi ia kaloi topin Eriksen, që i mbuluar nga afër nuk mundi ta luante dhe nga aty nisi kundërsulmi i gjermanëve. Portieri priti goditjen dhe më pas u vërsul ndaj ish-kapitenit duke i bërtitur. Ajo që tifozët admirojnë tek ai është personaliteti i tij në portë. Karizma e kamerunasit ishte thelbësore vitin e kaluar për t’i dhënë siguri mbrojtjes. E të njëjtën gjë ai po e bën edhe te Manchester United.

Nga ana tjetër, Red Devils kanë harruar tashmë një flamur si De Gea. Spanjolli,  pavarësisht se ishte një portier fantastik mes shtyllave, kishte pak zë në dhomat e zhveshjes.

#Video #Andrè #Onana #shpërthen #kundër #Maguire #reagimi #portierit #çmend #tifozët #United

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button