Aktualitet
Plagoset i riu në Berat, mbërrin i mbuluar me gjak në spital

Një 27 vjeçar ka mbërritur i plagosur me plumb në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga banues në lagjen ‘Uznovë’ në Berat. Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku dhe kush e ka plagosur. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve të repartit kirurgjisë plumbi ka kapur në kofshë ku dyshohet se i ka prekur venën kryesore.
#Plagoset #riu #në #Berat #mbërrin #mbuluar #gjak #në #spital
Lapsi