Tech

Mbetjet e inerte në Shirokë, Rama: Ndëshkime për ata që keqpërdorin hapësirat publike

Cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike, do të ndëshkohet, tha kryeministri Edi Rama ndërsa publikoi në rrjetet sociale momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat në zonën e Shirokës.

“Momente pune nga pastrimi i hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat

Ky angazhim do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike”, shkruan Rama.

Pastrimi nga inertet dhe mbetjet i territorit si brenda edhe jashtë qytetit të Shkodrës është angazhimi kryesor i kreut të bashkisë, Benet Beci, i cili ka njoftuar edhe të gjithë individët dhe subjektet private të marrin masa për të liruar hapësirat publike të zëna padrejtësisht.

Më herët kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ndërsa e cilësoi një prej plazheve më të bukura të veriut.

“Mirmëngjes dhe me këtë pamje magjepsëse të një prej plazheve më të bukura të veriut “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve. Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë. Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik.

/f.stafa

#Mbetjet #inerte #në #Shirokë #Rama #Ndëshkime #për #ata #që #keqpërdorin #hapësirat #publike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button