Aktualitet

U diskutua për një riorganizim të procesit qeverisës

Pas mbledhjes dy ditore në Tepelenë, kryeministri Edi Rama ka folur para gazetarëve për atë se çfarë është diskutuar. Në një prononcim në përfundim të takimit me ekipin qeverisës, kryeministri tha se është menduar një riorganizim e procesit qeverisës.

“Ishim shumë të hapur mbi problematikat është bërë një analizë e arritjeve, duke i parë me sy kritik, në këndvështrimin e të ardhmes. Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës duke nisur nga vetë organizimi në godinën e qeverisë.

Besoj se kemi arritur disa rezultate. Kemi vendosur disa piketa të rëndësishme që sesionin e ri ta nismin me një impuls të ri. Duke forcuar rolin edhe të zv/ministrave, por edhe duke përfshirë në vendimmarrje edhe të tjerë. Do krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase e të huaj me botën akademike me organizata ndërkombëtare, por edhe individë që kanë çfarë të mundësojnë.”- u shpreh Rama.


#diskutua #për #një #riorganizim #të #procesit #qeverisës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button