Aktualitet

Detaje të reja/ Ish-efektivi i policisë që ishte edhe shofer i biznesmenit Gjoka, ndihmoi vrasësit e Ndojit të iknin nga vendi i krimit

Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv.

Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Preka ka informuar grupin  e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qarta deri më sot.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri. (Tema)

#Detaje #të #reja #Ishefektivi #policisë #që #ishte #edhe #shofer #biznesmenit #Gjoka #ndihmoi #vrasësit #Ndojit #të #iknin #nga #vendi #krimit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button