Aktualitet
Asgjësohen 773 bimë narkotike κanabis në Krujë, asnjë i arrestuar

773 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar nga policia e Krujës. Nga kontrollet e ushtruara në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Policia nuk arriti të identifikojë të dyshuarit për kultivimin e drogës dhe i referoi materialet në prokurori pa autor.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 896 bimë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#Asgjësohen #bimë #narkotike #κanabis #në #Krujë #asnjë #arrestuar
Lapsi