Sport

Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano

Derbi i Italisë është i Juventusit. “Zonja e Vjetër” fitoi 0-1 në transfertë me Interin, për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Djemtë e Allegrit u treguan më të zotët dhe në minutën e 23-të të ndeshjes shënuan me anë të Kostic pas një aksioni të bukur. Asisti i Rabiot u shfrytëzua nga serbi, që me një të majtë pjerrët me tokën e dërgoi sferën pas krahëve të Onana. Pjesa e dytë ishte me raste, teksa të dyja skuadrat shpërdoruan disa të tilla për golin e dytë. Bardhezinjtë kishin edhe dy raste të mira shënimi, duke gabuar në pasimin final. Për t’u përmendur dëmtimi i radhës për Chiesa-n, që u fut në fushë pjesën e dytë dhe u detyrua të dalë pas 27 minutave. Në fund tension mes lojtarëve, me D’Ambrosio që doli me karton të kuq te vendasit. teksa Juventus me këtë fitore shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, me bardhezinjtë që kanë -15 pikë të hequra nga Federata. Inter me 50 pikë mbetet në vendin e tretë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button