Aktualitet
50-vjeçari godet me thikë vëllain e tij në Tushemisht

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#50vjeçari #godet #thikë #vëllain #tij #në #Tushemisht