Aktualitet

Shkëndija elektrike i djeg shtëpinë të moshuarit, rrezikon edhe banesat ngjitur në Shkodër

Një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë qënë shkaku i djegies së një shtëpie në lagjen “3 herojt” në Shkodër mbrëmjen e djeshme. Në shtëpi ndodhej vetëm pronari i saj Gjovalin Ndoja, i cili për fat ka arritur të dal jashtë shtëpisë pa asnjë dëmtim.

Për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore ai është dërguar në spitalin e Shkodrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikësë. Flakët kanë rrezikuar të shpërndahen në banesa të tjera që gjendeshin ngjitur, por nga ndërhyrja e zjarrfikësve janë neutralizuar.

Amortizimi i rrjetit elektrik dyshohet se ka qënë shkaku i shkëndijës elektrike e cila ka sjellë më pas edhe djegien e shtëpisë.


#Shkëndija #elektrike #djeg #shtëpinë #të #moshuarit #rrezikon #edhe #banesat #ngjitur #në #Shkodër

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button