Video/ Vlahovic bën humoristin kur nuk duhet: tallet me moderatoren amerikane në transmetim direkt

Dusan Vlahovic është pak protagonist në fushë, por jashtë saj ka dhënë një shfaqje të vërtetë. Në fakt, serbi u bë protagonist i një episodi qesharak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi u tall me një prezantuese në transmetim direkt. Vigjilja e sezonit e serbit është pak në fushë e shumë në thashetheme merkatoje. Ish-lojtari i Fiorentinës nuk ka gjetur ende formën pas pubalgjisë që e preku sezonin e kaluar, por ndërkohë ai po jep spektakël jashtë fushës.
Në fakt, gjatë turneut të Juventus në SHBA, Vlahovic ishte protagonist i një episodi zbavitës gjatë prezantimit të koleksionit të ri të veshjeve të klubit të Juventus. Ai u pozicionua pas prezantueses amerikane dhe teksa ajo po fliste live bënte mimika dhe gjeste me duar pa e kuptuar ajo. I vetmi që vuri re diçka ishte Gatti, i cili ishte pranë tij dhe e pa mes habisë dhe zbavitjes. Vlahovic duket se nuk poreket fare nga zërat e merkatos. Sulmuesi thuhet se do të largohet nga Torino për t’i lënë vend Lukakut, por ofertat për të janë të pakta.
Lexo më tej: “Eja serb, do t’i presim tre gishtat”: tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic
PSG ishte i interesuar, por duket se nuk dëshiron ta fundosë goditjen në pritje të vendimit të Mbappe. Chelsea dhe Bayern Munich po punojnë për qëllime të tjera. E për këtë arsye duket se e ardhmja e serbit mund të jetë ende në Torino. E kjo pavarësisht marrëdhënieve mjaft të komplikuara me teknikun Allegri. Ndërkohë, Juve dëshiron ta rikthejë atë në top formë dhe të shohë nëse sulmuesi shkatërrues i parë te Fiorentina është ende aty.
Ma cosa caz….😅🤦 pic.twitter.com/4BzUrVlKwx
— Daniele De Felice (@DanieleBibo) July 25, 2023
#Video #Vlahovic #bën #humoristin #kur #nuk #duhet #tallet #moderatoren #amerikane #në #transmetim #direkt
Lapsi