Zef Deda feston 73-vjetorin, Juli i bën urimin e veçantë: Je krenaria e familjes sonë

Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar, feston sot 73-vjetorin e lindjes dhe në mesin e shumë urimeve, i biri i tij Julian Deda i ka bërë një dedikim mjaft emocionues.
Aktori i njohur Julian Deda i ka kushtuar disa fjalë zemre babait të tij, me një foto ku duken së bashku të buzëqeshur.
Teksa i ka kujtuar se sa krenar është që ka një baba si Zef Deda, aktori i ka uruar jetë dhe shëndet babait të tij.
“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….! Fati më ka mbajtur me hatër duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmëria, ti adhuron jetën.
Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Të paçim me jetë e me shëndet…! Të dua fort Babo…!”.
#Zef #Deda #feston #73vjetorin #Juli #bën #urimin #veçantë #krenaria #familjes #sonë