Tech

Përjetë në burg/ Vrau me thikë bashkëjetuesen, Gjykata e Elbasanit merr vendimin ekstrem për Ramiz Micin

Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.

Me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37 vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Pas rreth një viti, prokurori i çështjes Xhelian Seferi ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Ramiz Micit i akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal./m.j

#Përjetë #në #burg #Vrau #thikë #bashkëjetuesen #Gjykata #Elbasanit #merr #vendimin #ekstrem #për #Ramiz #Micin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button