Aktualitet
I vidhte para babait të tij, vihet në pranga 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi i vidhte shuma të ndryshme parash babait të tij.
Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “House” është bërë i mundur ndalimi i 18-vjeçarit në Vaqarr. Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#vidhte #para #babait #të #tij #vihet #në #pranga #18vjeçari #në #Tiranë
Lapsi