Tech

Kush do t’i ndërtojë centralet e erës në Shqipëri? Tre kompani shpallen fituese të tenderit

3 shoqëritë e kualifikuara në fazën finale për ndërtimin e parqeve eolike, Verbund AG (austriake), Total Eren SA dhe KMV shpk (franceze dhe shqiptare), Guris Insaat ve Muhebdislik As & Mogan Energji Yatirim Holding As (turke) & BRD Energy shpk (shqiptare) u shpallën sot fituese në ankandin e parë të mbajtur sot.

Verbund AG me një kapacitet 72.6 megavat ofroi çmimin 74.95 euro për megavat.

Total Eren SA dhe KMV shpk me një kapacitet 75 megavat ofroi një çmim prej 44.88 euro për megavat.

Guris Insaat ve Muhebdislik As & Mogan Energji Yatirim Holding As (turke) & BRD Energy shpk me një kapacitet 75 megavat ofroi një çmim prej 74 euro për megavat.

Tre kompanitë kanë plotësuar kapacitetin në megavat, duke dhënë në total 222 megavat dhe si rrjedhojë tri shoqëritë shpallen fituese të ankandit.

Zëvendëkryeministrja Belinda Balluku e konsideroi një arritje të madhe, nisur edhe nga situata globale, pasi energjia më 31 gusht të vitit të shkuar arriti 1042 euro për megavat.

“Sot ne kemi siguruar një megavat me një çmim mesatar 50 euro”, shtoi ajo.

/f.stafa

#Kush #ndërtojë #centralet #erës #në #Shqipëri #Tre #kompani #shpallen #fituese #të #tenderit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button