Aktualitet

Ushtar Bollino në sulm për Veliajn “figurë e fuqishme e PS”

Tani që kanë shpartalluar përfundimisht opozitën, gazetarët e oborrit janë futur në garë se cili mban më shumë anë në luftën e brendëshme në PS. Nuk kishte surprizë se italo – shqiptari Karlo Bolino do të zgjidhte Erion Veliajn. Dhe pikërisht në ditët e tij më të vështira, pikërisht kur emri i del i njollosur ne dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Këtë impikim e bëri të ditur edhe një media që për kolegët e vet quhet serioze, por për PD-në e Berishës konsiderohet si sorosiane, agjensia BIRN. Ajo botoi një artikull që i referohej dosjes së SPAK, sipas të cilit Veliaj është i përfshirë edhe si nismëtar edhe si nxitës edhe si financues i inceneratorit të Mërtirit, Zotos dhe Gugallës.

 



Pikërisht në këtë kohë, kur kryebashkiaku i Tiranës ka më shumë nevojë, Bolino ka vendosur ti vërë gjoksin lartësimit të figurës së tij. Këtë nuk po e bën vetëm duke i kërkkuar llogari organizatave ndërkombëtare të lirisë së shtypit, që etiketohen tek Shqiptarja.com si berishiste (mos e humbni linkur per kete teme), pasi kritikojnë sjelljen e veliajt me gazetarët. Këtë mision e ka marrë përsipër duke e shpallur personalisht Lalin si “një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve”.

Lexo me tej:

Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha 

Në një kolumne ku analizonte rezultatin e zgjedhjeve të përsërituara në Rogozhinë dhe humbjen e thellë të opozitës Berisha-Meta, Bolino kishte gjetur rastim të shpallte dhe Veliaj “figurë të fuqishme”. Aq me shpejtësi dhe urgjencë e kishte bërë sa në shkrimin që si gjithmonë ai e shkruan fillimishte në gjuhën e nënës, përkthyesi nuk kishte pasur kohë që fjalën “aera” ta përkthente në shqip në rajon apo “zonë”.

 

Në artikull Bolino shpjegonte se Berisha dhe meta janë humbës kronikë që elektorati nuk i do, pa u lodhur të hulumtojë se si ndryshuan afro 2 mijë vota në dy muaj. Ai shkruante: “Kjo, pa i hequr asnjë meritë triumfit personal të Erjon Veliajt, i cili e drejtoi vetë në Rrogozhinë fushatën zgjedhore, duke shpartalluar edhe këtë herë “Bashkë fitojmë” ne zonën qe drejton dhe duke u rikonfirmuar një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve”.

Të gjitha rastet/ Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave

Opozita në vend i ka denoncuar gjithnjë si të dyshimta lidhjet e Bollinos me Veliajn duke botuar herë pas herë edhe foto të tyre familjarisht duke vizituar Alberobello, në ‘area” të Puljës. Në fund para fushatës edhe rivali i veliajt Belin Këlli[i akuzoi Veliajn se qëndronte pas financimit të dyshimtë që Klodian Zoto i inceneratorit të Tiranës i pati bëtrë Report TV dhe Shqiptarja.com para zgjedhjeve të vitit 2021. Sepse mediat e Bollinos janë nga ato që kanë marrë reklamë nga një kompani korruptive e cila operonte pa konkurencë në treg.

Dosja e SPAK: Veliaj kërkoi inceneratorin e Tiranës (emailet me Klodian Zoton) 

Por, të gjitha këto janë thjeshtë akuzat e opozitës. Tani kur kjo e fundit është e pashpresë, loja po luhet për ekuilibrin e forcave brenda shumicës qeverisëse. Dhe në këtë lojë, Veliaj tani ka më shumë nevojë se kurrë, pasi i ka dalë emri në dosjen e SPAK për inceneratorin. Prandaj dhe ushtari italo shqiptar Bolino është hedhur në sulm duke shfrytëzuar si pretekst Rogozhinën, për ta shpallur atë “një figurë të fuqishme në brezin e ri të socialistëve”.

©

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

#Ushtar #Bollino #në #sulm #për #Veliajn #figurë #fuqishme

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button