Aktualitet

Çfarë e bën të veçantë Doja Cat

Çdo gjë që Doja Cat bën, tërheq vëmendjen e njerëzve. Një vit pasi qethi kokën live në Instagram, këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh: Rozë dhe me një merimangë të madhe të zezë.

Njerëzit nisën të komentonin menjëherë look-un e saj dhe thanë se këngëtarja “i ka shitur shpirtin djallit”, “e kemi humbur, tani ajo po bën rite demoniake”, si dhe dikush vuri në dukje se Doja i ka pasur shumë frikë merimangat. “Ende e mbaj mend që ajo po ulëriste dhe po qante sepse pa një merimangë dhe tani e ka bërë model flokësh”.

Modeli i ri i flokëve të Doja Cat shokon njerëzit

INSTAGRAM

 

Doja është gjithnjë në qendër të vëmendjes, sa herë bën një ndryshim në pamjen e saj. Më parë, në një seri me foto topless në Instagram, Doja tregoi tatuazhet e reja, në të cilat shihet një skelet dhe një merimangë i varur poshtë tij (në pjesën e shpinës)

#Çfarë #bën #të #veçantë #Doja #Cat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button