Aktualitet
Aksident në Korçë, makina del nga rruga, lëndohet shoferi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku ka mbetur i plagosur, drejtuesi i automjetit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, ku shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
#Aksident #në #Korçë #makina #del #nga #rruga #lëndohet #shoferi
Lapsi