Tërmet në Turqi me magnitudë 5.5 ballë, epiqendra Adanasi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm, teksa kanë kaluar vetëm pesë muaj që kur më shumë se 50 mijë njerëz mbetën viktima të tërmetit, i cili la gjithashtu më shumë se një milion njerëz të pastrehë.
Turqia qendrore është zgjuar nga tronditjet e një tërmeti të fuqishëm, në një thellësi prej 12 kilometrash me epiqendër në rrethin Kozan të Adanas.
Në Turqi janë ende të hapura plagët e tërmetit shkatërrimtar të shkurtit të këtij viti, i cili vrau pothuajse 60 mijë persona, në kufirin mes dy shteteve, Turqisë dhe Sirisë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ka të lënduar apo për një bilanc dëmesh material.
#Tërmet #në #Turqi #magnitudë #ballë #epiqendra #Adanasi
Lapsi