Tech
Se ka për herë të parë/ Zyrtarit serb Petar Petkoviç i refuzohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e Petar Petkoviç për të hyrë në Republikën e Kosovës. Kjo bëhet e ditur në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.
“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Kjo nuk është hera e parë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë. Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë iu refuzua hyrja në vend para disa muajve./m.j
#për #herë #të #parë #Zyrtarit #serb #Petar #Petkoviç #refuzohet #hyrja #në #Kosovë