Tech

Hakmarrja e Kievit/ Ukraina sulmon godinat në zemër të Moskës, shumë afër Ministrisë së Mbrojtjes

“Ishin në gjumë dhe u zgjova nga një shpërthim. Gjithçka nisi të dridhej. Dukej sikur godina do të shembej. Pashë nga dritarja e godinës ku jetoj, dhe m’u duk e çuditshme që dëmet nuk ishin aq të mëdha, konsideruar shpërthimin”, tha një banore.

Departamenti i transportit në Moskë njoftoi në telegram se qarkullimi në zonë ishte bllokuar, e po ashtu u ndal lëvizja në Bulevardin Likhachev ku u dëmtua një godinë shumëkatëshe. Sulme me dronë u raportuan edhe në një distrikt të Krimesë, ku banorët u detyruan të evakuoheshin. Ukraina rrallë merr përsipër autorësinë e ngjarjeve të tilla. Por në një deklaratë, presidenti Zelensky u zotua se do të hakmerren pas valës së sulmeve në Odesa, ku mbeti i vrarë të paktën një person dhe u shkaktuan dëme të mëdha, përfshirë në katedralen Ortodokse, trashëgimi e UNESCO./m.j

#Hakmarrja #Kievit #Ukraina #sulmon #godinat #në #zemër #të #Moskës #shumë #afër #Ministrisë #së #Mbrojtjes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button