Aktualitet
Shpërthim në portën e banesës pronarit të hotel ‘Shkodra’

Një sasi lënde plasëse i është vënë në një cep të portës së jashtme të banesës së 52-vjeçarit, Sokol Shpendi në Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/f.stafa
#Shpërthim #në #portën #banesës #pronarit #të #hotel #Shkodra