Aktualitet
Zgjedhjet për bashkinë Rrogozhinë/ Numërohen 48 kuti, kryeson kandidati i PS-së

Në Rrogozhinë prej mesnatës vijon numërimi i votave për nxjerrjen e fituesit të zgjedhjeve të së dielës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit.
Deri tani me numërimin e 48 nga 54 kuti gjithsej. Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla ka marrë 5569 vota, përkundrejt rivalit të koalicioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, i cili ka siguruar 4320 vota.
Diferenca mes tyre është 1249 vota, në favor të kandidatit socialist. Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.
#Zgjedhjet #për #bashkinë #Rrogozhinë #Numërohen #kuti #kryeson #kandidati #PSsë
Lapsi