Aktualitet
Shembja e urës në Patra të Greqisë, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Një 33-vjeçar humbi jetën ndërsa 14 të tjerë u plagosën nga shembja e urës në Patra të Greqisë. Ky është bilanci i fundit nga mediat greke.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes gërmadhave në vendin e shembjes, ku ka rënë edhe një eskavator. Ende nuk dihen shkaqet e shëmbjes së urës që ndodhi mesditën e 23 korrikut 2023, ndërkohë policia ka ndaluar 4 persona.
Bëhet fjalë për dy operatorët e mjeteve të rënda që po kryenin punimet në momentin e shembjes së urës, përgjegjësi dhe një punonjës tjetër. Ende nuk dihet si ka ndodhur shembja ndërkohë që ura ndodhej në hyrje të Unazës, që është në ndërtim e sipër prej dy vitësh.
#Shembja #urës #në #Patra #të #Greqisë #vijojnë #kërkimet #nën #rrënoja
Lapsi