Tech

Gjirokastër/ Po transportonte 8 emigrantë e braktisi mjetin, në kërkim 25-vjeçari! Arrestohet një 17-vjeçar te ‘Ura e Kardhiqit’ kalonte ilegalisht të huajt në kufi

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është arrestuar pasi transportonin emigrantë të paligjshëm në kufi.

DVP Gjirokastër/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë njërit nga operacionet u vu në pranga një shtetas që transportonte me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 8 shtetas nga vendet e treta, ndërsa gjatë operacionit tjetër u shpall në kërkim një 25-vjeçar që transportonte 8 shtetas të tjerë nga vendet e treta dhe braktisi automjetin sapo vuri re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.

Policia ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat këta shtetas transportonin kundrejt pagesave, emigrantët që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me DRKM Gjirokastër, kanë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Road Guard 69” dhe “Road Guard 70”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimeve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

-Gjatë operacionit “Road Guard 69”, në aksin nacional “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin me të cilin po transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person, sapo ka vënë re se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 25 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tij.

– Gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 70” u arrestua në flagrancë I. B., 17 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po  transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Materialet për të dyja rastet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./m.j

#Gjirokastër #transportonte #emigrantë #braktisi #mjetin #në #kërkim #25vjeçari #Arrestohet #një #17vjeçar #Ura #Kardhiqit #kalonte #ilegalisht #të #huajt #në #kufi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button