Life Style
KQZ tërheq vëmendjen e kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politikë dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
“Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.”
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.
#KQZ #tërheq #vëmendjen #kandidatëve #që #të #respektojnë #heshtjen #zgjedhore