Sport

Sarri me probleme personale, Lotito i bën premtimin: Lazio në mbështetje të Marcos Antonio

Marcos Antonio

Te Lazio nuk ka agjë të qetë. Situata e teknikut Maurizio Sarri vazhdon të shqetësojë. Ndërsa edhe fyerjet verbale të një tifozi ndaj Marcos Antonio e kanë detyruar klubin të marrë një qendrim. Dje, Claudio Lotito iu bashkua skuadrës në kampin stërvitor në Auronzo di Cadore. Pronari bardhekaltër bëri një bilanc të përballjes me Maurizio Sarri. Tekniku, sipas fjalëve të tij, po përballet me disa probleme personale.

“Në fillim të qershorit patëm diskutime me trajnerin se si mund ta përmirësonim këtë skuadër”, tha Lotito për Il Messaggero. “Përveç disa problemeve personale, e gjeta të qetë – vazhdoi presidenti i Lazio –. Ai do të donte lojtarë më të gatshëm për Champions League dhe i thashë se do të përpiqem ta kënaq”. Prandaj, në këtë drejtim mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme.

TË GJITHË ME MARCOS ANTONIO

Lazio mban anën e Marcos Antonio, i cili dje i është përgjigjur në Tëitter me stil postimit diskriminues të një ultrasi. Ai konsideroi se me shitjen e radhës, Lazio do të kthehet të ketë “një skuadër pa lojtarë me ngjyrë”.


“Marcos, beteja jote kundër racizmit është edhe e jona. I gjithë S.S. Lazio është me ty. Ka vetëm një fjalë për atë koment që është rezultat i pafytyrësisë: turp”, shkroi në Twitter klubi bardhekaltër këtë mëngjes. Veçanërisht janë pëlqyer fjalët që vetë Marcos Antonio i kishte drejtuar autorit të postimit: “Është e pabesueshme dhe e papranueshme që në ditët e sotme duhet të lexojmë ende këtë lloj situate. Pra, dije se nuk do të më lëkundësh fare. Koka ime do të jetë gjithmonë lart dhe e etur për të luftuar kundër kësaj marrëzie”.



#Sarri #probleme #personale #Lotito #bën #premtimin #Lazio #në #mbështetje #të #Marcos #Antonio

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button