Aktualitet

Banorët e Bllacës në Bulqizë dalin në protestë: Makinat e gurores po na prishin rrugën e re

Banorët e fshatit Bllacës në Njësinë administrative Shupenzë në Bulqizë kanë dalë këtë të shtunë në protestë për guroren, pasi dhjetë ditë pas asfaltimit të rrugës ajo ka nisur të prishet.

Dëmtim i rrugës sipas tyre është bërë nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës së gurores.

Banorët zonës dhe kryetari i fshatit Hekuran Skarra i bëjnë thirrje bashkisë që të marrin masa për këtë problem pasi në të kundërt situata mund të agravoje si ajo e gurores në Borizanë në Fushë-Krujë.

Banorët thonë se do të vijojnë protestat deri sa kamionët e firmës së gurores të largohet nga kjo rrugë.

/f.stafa

#Banorët #Bllacës #në #Bulqizë #dalin #në #protestë #Makinat #gurores #prishin #rrugën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button