Ish-deputeti që denoncoi Metën, tani akuzon dhe familjarët e partisë së tij

Ish-deputeti, Halit Valteri me anë të një postimi në ‘facebook’, ka denoncuar deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili si i përfshirë tek inceneratorët me anë të vëllait të tij.
Sipas Halit Valterit, vëllai i deputetit të partisë së Lirisë, Trajan Vasili ka pasur përgjegjësi direkte për procedurën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.
Ish-deputeti ka publikuar dokumentat, ku sipas tij në raport janë përcaktuar shkelje të rënda finaciare për vëllain e deputetit, Petrit Vasili në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Postimi i Halit Valterit:
Paftyresia e ish LSI nuk njeh kufi, Petrit Vasili denoncon inceneratoret kur vellai i tij eshte ngarkuar me pergjegjsi direkte per proceduren e inceneratorit te Elbasanit dhe Fierit. Perse nuk del palaco Ilir Metaj te denoncoje vellain e Petritit, Trajan Vasilin per dem 4.100.000 euro?
Ne inspektimin financiar urdheruar me Vendimin Nr 62 date 16.06.2020 te kryer nga Ministria e Finances per Inceneratorin e Fierit, ka rezultuar se:
Pervec përgjegjësive dhe personave përgjegjës qe duke u gjykuar tashme per kete çështje, ky raport ka përcaktuar si përgjegjës per shkelje te renda financiare ne lidhje me inceneratorin e Fierit edhe shtetasin Trajan Vasili i cili mbante detyrën e drejtorit te Finances pranë Ministrisë se Mjedesit dhe konkretisht eshte konstatuar:
Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 euro eshte gjetur person përgjegjës edhe drejtori i Finances se Ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili, vëllai i deputetit dhe ish- kryetarit te LSI, pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.
Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish- ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj per falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
Eshte ngarkuar si pergjgjes per kundërshtim me ligjin per pagesat e tvsh ne lidhje me kete kontrate dhe per shkaktim te nje demi ekonomik prej 119.400 euro po me kete kontrate.
Gjithe ashtu edhe ne koncesionin e Elbasanit po ne vitin 2020 Trajan Vasili, vëllai i Petrit Vasilit eshte gjetur ne shkelje nga auditi per nje pagese prej 656,252 euro per te cilat ish- ministri Lefter Koka dhe ish- sekretari i Pergjithshem janë ne burg.
Pra eshte qarte se prokurori ka shmangur nga përgjegjësi penale te renda Trajan Vasilin, vëllain e kallëzuesit, deputetin e LSI Petrit Vasili, duke mbajtur haptazi nje standart te dyfishte po njëlloj sic beri prokurori i çështjes se Elbasanit qe shmangu provat per ish- zv. kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ne fund e panë gjithë shqiptaret sesi përfundoi kjo çështje, dhe kjo eshte nje njolle per ate institucion i cili favorizon segmente te caktuara politike dhe behet pale me politikane te cilët janë te perfshire po ashtu ne kete afere.
#Ishdeputeti #që #denoncoi #Metën #tani #akuzon #dhe #familjarët #partisë #së #tij