Aktualitet

Kishin lënë gazin ndezur, digjet shtëpia në Berat

Kishin lënë gazin ndezur, digjet shtëpia në Berat

Një banesë në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda në momentin që është përfshirë nga flakët.

Banesa i përket shtetasit Krenar Gjata, i cili jetonte aty me bashkëshorten, në zonën e Vakëfit. Ata i përkasin komunitetit rom.

Sipas zjarrfikësve,zjarri ka rënë rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe shkak është bërë bombola e gazit, e cila ishte lënë ndezur nga të zotët e shtëpisë që kishin dalë për punë.


Kjo është hera e dytë që kjo shtëpi digjet këto dy vitet e fundit.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, por dëme të shumta materiale.

#Kishin #lënë #gazin #ndezur #digjet #shtëpia #në #Berat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button