Video/ Milan e dërrmoi 7-0, tekniku i Lumezzane i nxjerr merkaton: kishte folur me Pioli

Tekniku i Lumezzane Arnaldo Franzini ka marrë papritur skenën pas miqësores së humbur kundër Milanit të homologut Pioli. Duke folur për mikrofonat e Milan Channel, ai zbuloi merkaton në hyrje të kuqezinjve. E gjitha sepse Franzini kishte folur shumë me tekniku Pioli, si për situatat taktike, ashtu edhe për merkaton e ardhshme. Tekniku i Lumezzano çuditërisht nuk u përmbajt të zbulonte atë që i kishte thënë në konfidencë trajneri i Milanit.
Milan nuk pati asnjë problem të mposhtte Lumezzane, skuadër që militon në Serie C në miqësoren e verës. Rezultati ishte 7-0 dhe në fushë u panë shumë fytyra të reja të ardhura në merkato. Pulisic, Loftus-Cheek dhe Romero luajtën një pjesë të miqësores. Amerikani dha dy asistime, ndërsa argjentinasi i ri shënoi me penallti. Protagonist ndërkohë Colombo, me një dygolësh, si dhe Pobega. Dy golat e tjerë ishin të Messias dhe Zeroli.
FJALËT E TEKNIKUT TË LUMEZZANE
Një ‘spiunim’ me apo pa dashje, por që Franzini e bëri publikisht: “Përveç diskutimit taktik, ishte më së shumti një bisedë për blerjet e reja. Për mënyrën se si gjeti dhe po gjen lojtarë. E ndoshta diçka tjetër e rëndësishme do të vijë gjithashtu. Më duket se e kuptova kështu. Nuk e di kush, por e kuptova që merkato nuk ka mbaruar”.
Sigurisht që ai nuk ka zbuluar diçka që nuk dihej, por mënyra si e bëri ishte e habitshme. Milan dihet që është në kërkim të një sulmuesi për të luajtur përkrah Giroud. Kandidatët kryesorë të kuqezinjve janë Scamacca, Taremi, Chukwueze, Morata dhe Isaksen.
Allenatore Lumezzane abbastanza esplicito pic.twitter.com/C5TRCm3hlV
— Valerio Di Stefano 🏆🇮🇹 (@ValerioDiStef91) July 20, 2023
#Video #Milan #dërrmoi #tekniku #Lumezzane #nxjerr #merkaton #kishte #folur #Pioli
Lapsi