Aktualitet

Fejesa e dështuar politike Berisha-Bardhi!

Një javë përpara rizgjedhjes për herë të tretë të Bashës në krye të PD, Berisha dhe Bardhi po kërcënojnë secili në mënyrën e vet. I pari me stigmatizimin e zakonshëm të Bashës si I blerë nga Edi Rama, ndërsa I dyti me shantazhin “po fola unë bëhet qameti”. Në fakt këtu s’ka asnjë lam, pasi Berisha me këtë tezë ka që në 8 shtator të 2021 që përpiqet të krijojë avantazh mbi ish beniaminin e tij, ndërsa ish beniamini I Bashës, po imiton Arben Ahmetajn duke mërmëritur kush e di se cfarë! Muzikë e dëgjuar sa e sa herë të tjera. Asnjëri prej tyre nuk ka hallin e të ardhmes se Partisë Demokratike që dikush më shumë e dikush më pak e kanë cuar në zgrip. Por I bashkon e ardhmja e tyre. Berishës I duhet “vula” përmes Bardhit, ndërsa Bardhit I duhet Berisha për të qëndruar në politike përmes parlamentit.

Për shkak të ketyre dy qëllimeve të ndryshme por që kanë të njëjtën pengesë, rizgjedhjen e Bashën kryetar, Berisha dhe Bardhi kanë lidhur një miqësi politike të pazakontë. Ndërsa Berisha akuzonte Bardhin njësoj sic bën me Bashën, si “I shitur”, Bardhi përgjigjej se “ka ikur koha e babit të Zenit”, duke kaluar cdo kufi etike komunikimi mes partnerësh. Ishin të dy deputetë të Bashë, sic nuk janë më. Pas 29 korrikut të dy një gjë e dijnë me siguri. Nuk do jenë më kandidatë për deputetë të PD. Ndaj janë përputhur në mënyrë të sinkronizuar, njëri duke u rrotulluar e tjetri duke e pritur, në kërkim të vulës. Për sa kohë Basha nuk do regjistrojë zgjedhjen e tij në gjykatë, Berisha mendon se do mund të marrë vulën pasi si Sekretar I Përgjithësh në detyrë që nuk e njeh këtë process, Bardhi mund të luajë ndonjë rol. Vetëm së të dy harrojnë një gjë: gjykata ende nuk e ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit! Ndaj Basha mund ti japë vazhdimësi juridike Kuvendit të korrikut 2021, c’ka e kalon vulën nga Basha 1, tek Basha 2 deri tek Basha 3. E po të llogarisim dhe pse vulën thellë thellë nuk e ka as Basha, perspektiva është edhe më e pashpresë.

 

E pra kjo “fejesë politike” që po cudit dynjanë me shumë gjasa do zgjasë pak. Sepse nëse Basha përmbyll rizgjedhjen e tij në 28 korrik, Bardhi nuk I duhet më askujt. As B ashës që do zgjedhë sekretari e përgjithëm të ri, e as Berishës që do humbë edhe një herë shansin për të shtënë në dorë “vulën”,  që po I vezullon si grali I artë që nuk u gjet kurrë. Ky cift që kërkon të mbijetojë në politikë po lodhen kot duke flirtuar në emër të së ardhmes së Partisë Demokratike. Për sa kohë nuk kanë rënë arsyet e përcarjes, nuk mund të ketë ringritje. Askush prej tyre nuk është në gjëndje të shpalosë një project politik pasi u mungon e shkuar e besueshme, e tashmja morale dhe e ardhmja me vizion. Fejesat prej hallit se mos mbetesh beqar, cojnë në divorce të sigurta. Deri atëherë, mirë është të presin zgjedhjet e ardhshme të 2025 apo të pranverës nën siglën e Partisë së Lirisë apo një parie të re me servilë të vjetër.

#Fejesa #dështuar #politike #BerishaBardhi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button