A do të rehabilitohen çunat e Londrës në Peqin? Gazetari zbardh detajet

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u diskutua vendimi për sjelljen e të burgosurve në Shqipëri.
Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.
Gazetari Muhamet Veliu tha se “nëse një shtetas shqiptar dënohet për një krim të rëndë, psh për vrasje, ministria e Brendshme i drejtohet Gjykatës dhe i hiqet nënshtetësia britanike.
Pra, për krimet që britanike i cilësojnë si cënim të sigurisë kombëtare. Nëse nuk ia heqin nënshtetësinë britanike, mbaron dënimin dhe kthehet atje, por nëse i është hequr, nuk mund të kthehet. Varet nga Home Office. Është çështje e sekretarit britanik të shtetit”./m.j
#të #rehabilitohen #çunat #Londrës #në #Peqin #Gazetari #zbardh #detajet