Sport

Neymar tregon arsyet e dështimit të Messi te Psg: “Vite të vështirë, kishte dyshime e ishte nën presion”

Aventura e Lionel Messi te Paris Saint-Germain ishte një aventurë e ndërlikuar dhe zhgënjyese. Argjentinasi u vu nën presionin e ambjentit dhe pothuajse asnjëherë nuk ishte vendimtar me fanellën parisiene. Këtë e ka konfirmuar edhe miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës Neymar. Në një intervistë për gazetarin Casimiro Miguel, të transmetuar në YouTube, braziliani ka rrëfyer prapaskenat e kalimit të Pleshtit te Inter Miami. “Ai kishte dyshime, më tha se po largohej. Në Paris ai dhe familja e tij ishin nën presion, kanë qenë vite të vështira bashkë”, tha O’Ney.

Referenca është për dy sezonet e konsideruara falimentim nën hijen e Kullës Eifel, me PSG-në e treshes së mrekullive Neymar-Mbappé-Messi. Ata nuk arritën të shkonin deri në fund në Champions, objektivi i vetëm i vërtetë i klubit në vitet e fundit. As ardhja e kampionit argjentinas nuk ndihmoi për të arritur objektivin e lakmuar, me sulmuesin nga Rosario, i cili pas dy vitesh kontratë vendosi të mos rinovojë dhe të largohet për në MLS, drejt Miamit.

INTER MIAMI, ZGJEDHJA E DUHUR

“E kuptoj, tani ai është në një vend ku do të pritet mirë. Ai do të jetojë një jetë krejtësisht ndryshe. E familja e tij do të ndihet shumë mirë në Miami. Ishte një zgjedhje e mirë”, ka komentuar Neymar duke iu përgjigjur pyetjeve të Casimiro Miguel. Gjatë intervistës së transmetuar në YouTube, ka patur hapësirë për të folur edhe për zhgënjimet me fanellën e PSG: “Kanë qenë vite të vështira së bashku. Galaktikët e Real Madridit nuk e fituan Champions League. Ne kishim një ekip të fortë. Messi, Mbappé dhe unë jemi më të mirët në botë. Ne e dimë këtë, por për fat të keq nuk ndodhi. Ne donim të fitonim çdo gjë, por ndonjëherë nuk është i drejtë. Nuk është si receta e një torte”.


Lexo më tej: Çmime të çmendura për debutimin e Messi me InterMiami: bileta kushton sa 9 muaj në krocierë

E për fërkimet me tifozët parisien dhe të ardhmen në dyshim, ai nënvizoi: “Shpresoj të luaj për PSG këtë sezon. Kam një kontratë me klubin dhe askush nuk më ka informuar për asgjë. Jam i qetë, edhe pse nuk ka shumë dashuri me tifozët. Do të qëndroj, me ose pa dashuri”.

BOTËRORI I HUMBUR

Një Neymar, i cili përveçse flet për Messi dhe të ardhmen e tij, bën ende llogaritë me një plagë të hapur: “Pas Kupës së Botës, sinqerisht, nuk doja të kthehesha. Por e mendova sepse jam shumë ambicioz. Pas Kupës së Botës, nuk doja të kaloja përmes dhimbjes së humbjes, duke parë familjen time që vuante kaq shumë, peshon shumë. Qava për pesë ditë me radhë. Të dhemb shumë kur ëndërra jote shuhet papritur ashtu. Më mirë të mos kisha shënuar gol, të isha 0-0 dhe të humbisja me penallti, sesa të shënoja golin, të pësoja një dhe më pas të humbja me penallti. Ishte momenti më i keq i jetës sime.”

#Neymar #tregon #arsyet #dështimit #të #Messi #Psg #Vite #të #vështirë #kishte #dyshime #ishte #nën #presion

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button