Sport

Video/ Tetë gola në Elbasan, por Egnatian e fundosin penalltitë: Ermakov heroi i Ararat

ermakov

Skuadra shqiptare që dukej më e kuotuar për të kaluar raundin, ngeci në një ndeshje të çmendur. Tetë gola të shënuar në 120 minuta lojë, por që e lanë zgjidhjen nga ruleta e penalltive. Nga pika e bardhë Ermakov bëri heroin, duke pritur dy 11 metërsha. Dwamena, me dygolëshin në lojë dhe penalltinë panenka në fund nuk mjaftoi. Egnatia i ka dhënë lamtumirën Conference League në mënyrën më dramatike të mundshme.

Eksperienca paguan dhe është rasti i rrogozhinasve, tre herë në avantazh e tre herë e arritur. Rrezikoi madje të mos shkonte dot te penalltië, por nuk e lejoi Dwamena. Sulmuesi ganez ishte i jashtëzakonshëm në Elbasan Arena, por të shumta luhatjet difensive dhe pasiguritë e një skuadre që numëron vetëm ndeshjen e dytë në Europë. Egnatia, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kishte shanse reale që të vazhdonte më tej, sidomos pasi gjeti e para avantazhin. Por golit të shpejtë të Fernando, armenët iu përgjigjën me Eza në të 17′. Kasa pastaj shënoi në minutën e 36, për të parë barazimin e dytë të Castaneros në pjesën e dytë, që mbylli 90 minutat me shifrat 2-2.

Edhe në shtesë historia nuk ndryshoi. Dwamena fiksoi avantazhin e tretë, ndërsa në minutën e 110 dhe 114 Jene e Bono përmbysën gjithcka për Ararat. Ermakov nuk mund të bënte asgjë, në minutën e fundit shtesë sepse Dwamena ka tepër klas dhe barazoi 4-4 për ta cuar skuadrën e Tetovës te penalltitë. Aty, gabimet e Zejnullait dhe Kacbufit dënuan ekipin rrogozhinas. Ermakov neutralizoi dy goditje radhazi, duke e nxjerrë Egnatian nga Europa, në edicionin e debutimit.


GOLAT E MBRËMJES NË ELBASAN ARENA

#Video #Tetë #gola #në #Elbasan #por #Egnatian #fundosin #penalltitë #Ermakov #heroi #Ararat

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button