Shëndeti

Sherr për një vend parkimi në Gramsh, shoqërohen në polici 5 persona

5 qytetarë janë zënë me grushte e sende të forta ku kanë mbetur të lënduar një 40-vjeçar me inicialet V.K. dhe 35-vjeçari E.O.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të e enjtes rreth 22.30, në Gramsh, në lagjen tek pazari dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të vendparkimit të makinave.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariat të dy palëve të përfshira, V. K., 40 vjeç, E. O., 35 vjeç, .H., 30 vjeç, V. M., 52 vjeç, dhe M. M., 20 vjeç,

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22.30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35 vjeç,  janë konfliktuar me shtetasit T.H., 30 vjeç, V. M., 52 vjeç, dhe M. M., 20 vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve.

Gjatë konfliktit  me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë  fizikisht shtetasit V. K. dhe E. O.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme.

Sqarojmë se gjatë konfliktit nuk është përdorur armë zjarri dhe as nuk është gjetur armë zjarri gjatë kontrollit fizik të shtetasve të përfshirë në konflikt.

/f.stafa

#Sherr #për #një #vend #parkimi #në #Gramsh #shoqërohen #në #polici #persona

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button