Aktualitet

“Vajza e Adil Çarçanit çmendi parizienët”/ Zekthi: Vishja gratë e bllokut! Jetonin në ambiente luksi. Ishin vite të tmerrshme…!

Modelistja Hirushka Zekthi, e cila bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80, tregoi për histroinë e saj me vjeshjen e vazjës së Adil Çarçanit apo jetesën në bllok.

Bënin darka me një nivel të sofistikuar në bllok?

“Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them… Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se e kishte për në Paris, dhe më tha ngelën parizinët duke më thonë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi.

Copat me siguri vinin nga jashtë?

“Ishte një magazinë ekstra që unë i thoja: ‘kur të zgjidhni ju, do zgjedh edhe ndonjë gjë për vete’. Edhe me plot dëshirën”, tregon ajo.

Hyrje daljet në bllok si ishin për ju?

“Thonin a ardh Hirushka, dhe thoshte ushtari vazhdo. Jua them sinqerisht Kam 34 vite në Gjermani, kam jetuar shumë ambiente luksoze por atë ambient komod dhe luksoz, unë në Gjermani nuk e kam parë. Ambineti shtëpisë, ushqimi, veshja… Nga vitaminat më të ndryshme që në market në Germani nuk janë të gjitha mund t’i porosisje ekstra. Një luksozicitet që çtë të them. Që kur shkoja në shtëpi më dukej shtëpia ime e zezë, e errët”, tha modelistja për jetesën në bllok.

“Ishin vite të tmerrshme”/ Organizoi sfilatën e parë të modës në komunizëm, Zekthi: Të burgosnin

Modelistja Hirushka Zekthi, bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80.

Edhe pse me një talent të jashtëzakonshëm në pikturë dhe stilim, profesioni i saj është rrezikuar në Shqipëri në periudhën komuniste, ku Zekthi ka rrezikuar edhe të burgosej.

Ajo është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story se ishte karikaturistja e parë në Shqipëri  dhe se kishte qepur rroba edhe për familjen e Enver Hoxhës.

“Në fundin e vitit 1989 kam ikur nga Shqipëria. Unë jam anëtarja më e re e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Mësova teknikën, isha karikaturistja e parë në Shqipëri, pastaj ishte një periudhë shumë e pafat për të gjithë artistët.

Shumë kolegë të mi u burgosën sepse filloi ajo rryma moderne dhe mua më pëlqente. I thashë kryetarit të lidhjes se dua të kaloj në artet aplikative, sepse më detyronin të qepja, një stres i jashtëzakonshëm. Modeloja dhe nuk duhej të ishte ai model njësoj si dikush tjetër që tek gratë e deri te vajza e Enver Hoxhës.”- tha Hirushka Zekthi./m.j

#Vajza #Adil #Çarçanit #çmendi #parizienët #Zekthi #Vishja #gratë #bllokut #Jetonin #në #ambiente #luksi #Ishin #vite #të #tmerrshme..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button